Ditën e hënë do të mbahet për herë të dytë një mbledhje e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Malit të Zi.

Mësohet se mbledhja do të mbahet në Mal të Zi, në ndërtesën e Akademisë Malazeze të Shkencave dhe Arteve. Në këtë mbledhje do nënshkruhen një sërë marrëveshjesh ndërshtetërore, të cilat janë me rëndësi për avancimin e bashkëpunimit dypalësh, mes tyre marrëveshja Bilaterale për ndërtimin e urës në lumin Buna.

Pas nënshkrimit të dokumenteve të përbashkëta planifikohet të mbahet konferenca për shtyp e Kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazović dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës.

Artikulli paraprakKROACI – PËRMBYSET AUTOBUSI ME SHQIPTARË, NJË I VDEKUR DHE DISA TË PLAGOSUR
Artikulli tjetërMUNGESA E BORËS NË EVROPË, EKSPERTËT PARALAJMËROJNË THATËSIRA EKSTREME