Për herë të parë në Lezhë do të shfaqet një koncert klasik me përmasa të mëdha.Këtë risi do ta sjellin nxenesit e shkollës së muzikes “Besëlidhja” që do të shoqërohen nga një ansambel profesionistesh.
Përgatitjet kanë nisur prej disa ditesh dhe për organizatoret, ky format do të shfaqë jo vetem angazhimin e këtyre nxënësve, por do të të përbejë diçka të veçante.
Organizatoret mendojne se kjo është vetem nisja e një aktiviteti që shpresojnë ta kthejne në event të përvitshem dhe të zgjerohet edhe në qytete të tjera.
Koncerti i titulluar “Klasiket n’Lissus” do të mbahet me 22 prill dhe shfaqja tashmë ka nisur të tërheqe vemendjen e publikut.