Ashtu siç ishte parashikuar, sot në vendin tonë vjen për herë të parë presidenti Francez, Emmanuel Macron. Ky i fundit do të mbërrijë në vendin tonë pasditen e sotme, ku do të pritet me ceremoni shtetërore, por ende nuk janë bërë me dije detaje të tjera nga axhenda e tij. Vizita e tij do të zgjasë dy ditë 16 dhe 17 tetor, ndërsa në fokus të bisedimeve do jenë marrëdhëniet mes dy vendeve, si edhe mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme si kultura, arsimi, ekonomia apo energjia.

Vizita e Macron në vendin tonë shënon një ngjarje historike mes Shqipërisë dhe Francës, duke shënjuar vizitën e parë në marrëdhëniet dypalëshe. Macron ishte parashikuar që të merrte pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit, por ai e shtyu me disa orë vizitën e tij për në Tiranë.

Sipas mediave franceze, shkak për këtë shtyrje u bënë vrasja e mësuesit në Francë, si edhe konflikti në Lindjen e Mesme mes Izraelit dhe grupit Hamas.

Artikulli paraprakSAMITI I PROCESIT TË BERLINIT NË TIRANË, BEGAJ: HISTORIKE PËR RRUGËN E SHQIPËRISË DHE RAJONIT DREJT BE
Artikulli tjetërAKSIDENT NË ISHULL LEZHË/ SHOFERJA PËRPLASET ME NJË MUR, MAKINA E SAJ PËRMBYSET MES RRUGËS