Vrojtohet për herë të parë një asteroid që orbiton shumë pranë Diellit. Ka një orbitë ndryshe nga të tjerët dhe është trupi qiellor që i është afruar më shumë yllit tonë, i zbuluar ndonjëherë. Madje trajektorja e tij është shumë më afër në krahasim me atë të Venusit, që është edhe planeti i 2 i sistemit tonë.
Është quajtur “2019 AQ3” dhe sipas përllogaritjeve të astronomëve i duhen vetëm 165 ditë për të përmbushur një rrotullim rreth diellit, ndërsa Venusit i duhen 225 ditë. Por ende nuk ka informacione të sakta për përmasat e tij, por shkencëtarët aludojnë se mund të jenë përreth 1.6 km diametër.
Sipas ekspertëve të Institutit Teknologjik të Kalifornisë, ky asteroid nuk përbën kërcënim për planetin tonë.