Ministri Blendi Klosi nepermjet nje video te postuar ne rrjetin social Facebook ka lajmeruar se do te jete i pranishem ne qytetin e Shkodres me date 20 dhe 21 janar ne kuader te Operacionit te Pastrimit te Shqiperise. “Pastrojme Shqiperine qe duam.Ne vitin e Skenderbeut, Pastrim, rehabilitim gjelberim ne qytetin e Shkodres.Pastrim i liqenit, lumenjve Buna dhe Kir, pyllezim ne Malin e Taraboshit.”-shkruhet ne videon e publikuar.
Gjithashtu theksohet se ne kete nisme eshte bashkepunuar edhe me Bashkine Shkoder dhe Eko Mendje.
“Shihemi në Shkodër më 20-21 janar! Mos rri në shtëpi, por dil dhe puno me vullnetarët për të pastruar dhe mbjellë fidanët. Sepse Shkodra asht dashni!”-shkruan Ministri Klosi.
Operacioni i Pastrimit të Shqipërisë nisi 24 nëntor dhe do të përfundojë në 24 maj të 2018. Në 6 muajt e punës në në mbarë vendin, operacioni do të jetë i ndarë në disa faza dhe fasha të ndërhyrjes, duke nisur nga aksionet vullnetare në terren, deri tek kontrolli rigoroz i zbatimit të lejeve mjedisore nga subjektet apo sipërmarrjet e vogla dhe të mëdha. Operacionin 6- mujor “Të pastrojmë Shqipërinë që duam” u prezantuan nga ministri i Turizmit dhe i Mjedisit, Blendi Klosi.