24 orët para Festës së Krishtlindjes shënuan fluksin më të lartë të kthimit të emigrantëve që jetojnë e punojnë në vendet e BE pranë familjeve! Por pavarësisht lëvizjes së shtuar në pikat kufitare nuk ka raportime për radhë e vonesa.

Vigjilja e Krishtlindjes shënoi pikun e fluksit të emigrantëve shqiptarë që u rikthyen për të kaluar festat pranë familjeve në vendlindje.

24 mijë pasagjerë janë regjistruar në hyrje mes data 21-24 Nëntor në portin e Durrësit, që mban peshën më të madhe të udhëtarëve që lëvizin përmes detit.
21 mijë kanë hyrë dhe vetëm 3 mijë kanë lënë Shqipërinë në këto ditë.

Sipas të dhënave zyrtare ata kanë lëvizur me 7 mijë mjete.
Durrësi është pikë kryesore e hyrjes edhe për shqiptarët e Kosovës, të cilët më pas vijojnë udhëtimin në rrugë tokësore.

Fluksi i tyre u reflektua në pikën kufitare të Morinit
Aty autoritetet po punuan me procedurë të përshpejtuar për të shmangur radhët e gjata dhe pritjen.

Barrën më të madhe të lëvizjes nga toka e mbajti Kakavija.
Në Vigjilje të Krishtlindjes nga kjo pikë kufitare qarkulluan 12579 shtetas, nga të cilët 9257 në hyrje.

Ndërsa nga Kapshtica hynë 8260 dhe kanë dalë 2674 shtetas të huaj dhe shqiptarë.
Aktualisht në hyrje, po punohet me 4 sportele dhe ka lëvizje të shtuar të mjeteve

Artikulli paraprakDIGJEN 3 AUTOMJETE NË KAMËZ, NJËRA E POLICISË BASHKIAKE
Artikulli tjetërVDEKJE MISTERIOZE NË PISHINË, SI HUMBËN JETËN BABAI DHE DY FËMIJËT