Është kthyer tashmë në traditë që Drejtoria e Shëndetit Publik të bëjë promocion në shpërndarjen e informacionit me rastin e ditëve të veçanta, sidomos ato ndërkombëtare.
Kësaj radhe ishte dita e shëndetit, e cila bëri që zyra e promocionit të shpërndaj fletushka me udhëzime dhe informacionin e duhur për disa nga problemet shëndetësore më të mëdha për njerëzit.
Duke filluar që nga kancerët e llojeve të ndryshme, e më gjerë, të gjithë qytetarët patën mundësinë që në afërsi të poliklinikës të marrin informacione shtesë për masat parandaluese, simptomat etj.
Dita ndërkombëtare e shëndetit është 7 prilli dhe shërben për të kujtuar se sa e rëndësishme është të bëjmë kontrollin e duhur, për një jetë më fleksibël dhe pa problem.
Përveç informimit, qytetarët patën mundësinë të marrin edhe shërbimi për matjen e tensionit. Zyra e promocionit e ka kthyer informimin e publikut tashmë në traditë.