“Për shtëpitë, bizneset dhe tokat bujqësore që u dëmtuan gjatë përmbytjeve të viteve 2010-2011 nuk ka asnjë vendim të Këshillit të Ministrave për dëmëshpërblim”.
Kjo është përgjigja e prefektit të Qarkut Shkodër Paulin Radovani i cili thotë se vendimi 842 i qeverisë për të cilin pretendojnë banorët e përmbytur që po protestojnë prej kohësh përfshin vetëm orendi shtëpiake dhe asgjë tjetër. Protestat e banorëve të përmbytur por të padëmshpërblyer prefekti Radovani i quan të ligjshme. Prefekti protestat e banorëve të përmbytur i quan politike. Ndërsa prefekti Radovani doli në këtë konferencë për shtyp ditën e premte banorët e përmbytur të Shkodrës do të protestojnë për dëmshpërblimet e padhëna dhe për të cilat Radovani u shpreh se s’ka vendim të Këshillit të Ministrave.