Indiferencës së pushtetit vendor, banorët e fshatit Reç në Malësi të Madhe kanë zgjedhur t’i përgjigjen me punë.

Edhe pse zonë turistike që çdo ditë vizitohet nga shumë turistë, vazhdon të neglizhiohet nga bashkia.

Banorët e këtij fshati gjatë ditës së sotme kanë ndërmarrë një nisme duke pastruar vullnetarisht të gjithë qendrën e zonës, e cila “lulëzonte” nga mbeturinat.

Të rinjtë, por edhe moshat e treta janë angazhuar, duke i dhënë një pamje tjetër këtij vend i cili në pranëverë kthehet në një perlë të turizmit malor. Por pavarësisht punës së bërë, vendosja e disa koshave dhe bërja e detyrës nga zyra e shërbim-pastrimit do të ishin zgjidhje perfundimtare e problemit.

Banorët i bëjnë apel bashkisë të investojë në këtë zonës, pasi efektet do të ishin shumë pozitive për ekonominë e zonës, e cila vitet e fundit po mundohet ta shfrytëzojë në çdo kohë ardhjen e turistëve.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakVLLAZNIA BËN ‘VETËVRASJE’, BARAZON 1-1 ME KORABIN
Artikulli tjetërBEN BLUSHI E PRANON: KAM RRAHUR ILIR METËN