Argjinatura e ndërtuar pak vite më parë e cila shërben për të mbrojtur nga përmbytjet fshatrat Bardhaj, Kuç e Vukatanë po dëmtohet çdo ditë , jo vetëm nga cilësia e dobët e punimeve që është bërë por edhe nga dora e njerëzve të papërgjegjshëm.

Marije Kolndreu banore e lagjes “Tre Heronjtë”, tregon se vazhdimisht vijnë persona të ndryshëm të cilët për të nxjerrë hekur nga betoni dëmtojnë argjinaturën.

Ndërkohë argjinatura vazhdon që të përdoret si landfill mbeturinash. Vetë banorët pranojnë se nuk e kanë kulturën për të mbajtur pastër ambjentin, teksa nga ana tjetër kërkojnë vendosjen e kazanëve në atë zonë sepse nuk ka asnjë të vetëm

Sic shikohet përmes këtyre pamjeve pjesë të shumta përberëse të argjinaturës kanë përfunduar në ujin e Kirit.

Nga ana tjetër , përballë kësaj situate të gjithë institucionet përgjegjëse tregohen indiferente edhe pse e dinë që dëmet që mund t’i shkaktoj lumi Kir banesave mund të jenë të parikuperueshme.

Artikulli paraprakSHKODËR, QYTETARËT: NUK I NJOHIM TË DREJTAT TONA
Artikulli tjetërMAÇAJ: TË NGRIHEMI NË PROTESTË ME STUDENTËT