Mbi 900 vatra zjarri janë regjistruar në të gjithë vendin duke nisur nga muaji qershor.
Kreu i Emergjencave Civile Shemsi Prençi bëri të ditur se në 280 raste është kërkuar ndërhyrja me helikopterë dhe tre raste me avionë. Në rrezik kanë qenë banesa, zonat turistike ndërsa dhe janë shkrumbuar qindra hektarë toka. Shemsi Prençi: Nga muaji qershor i këtij viti deri në ditën e sotme janë regjistruar mbi 900 vatra zjarri, nga ata më të voglat deri tek ato me rrezikshmëri më të lartë mbi 280 raste të zjarreve masive me rrezikshmëri të jetëve njerëzore pasuri e mjedis.
Është kërkuar domosdoshmërisht mbështetja e strukturave operacionale në nivel qëndror nga Ministria e Brendshme dhe ajo e Mbrojtjes, shoqëruar edhe me operacione speciale ajrore nga kompania “Viva Helicopter” Ende nuk është përcaktuar dëmi ekonomik. Deklarata është dhënë gjatë ceremonisë së dhurimit të 600 pompave dhe 100 uniforma për zjarrfikëset nga kompania Tap.