7 marsi nuk është festë për mësuesit e qarkut Shkodër por jo vetëm, kështu është shprehur zëvëndës presidenti i Sindikatës së Arsimit dhe kryesindiaklisti i arsimit për qarkun Shkodër Arjan Peraj.
Ai ka zgjedhur që në vend të urimit simbolik të ditës së shënuar të mësuesit të bëjë publik faktin që në 29 mars, kjo sidikatë do të thërrasë Këshillin Kombëtar me qëllim shpalljen e një greve pa afat për mosmbajtjen e premtimeve nga ana e qeverisë për rritjen me 40% të rrogave.
Peraj thotë se afati i qeverisë për të mbajtur premtimet është deri më 1 maj të këtij viti.
Arjan Peraj përmes institucionet që përfaqëson, disa herë ka bërë publike problemet me të cilat përballet arsimi shqiptar duke u bërë thirrje mësuesve të reagojnë për të drejtat e tyre.
Sipas sindikatës së arsimit ky 7 mars, nuk ka qenë një ditë feste për një numër të konsiderueshëm mësuesish të qarkut Shkodër.