Një regres e quan kreu i sindikatës së arsimit Arian Peraj mënyrën se si po shpërndahen tekstet shkollore.
Sipas tij nxënësit nuk do të paisen me libra deri në fund të semestrit të parë. Peraj bën të ditur se një pjesë e konsiderueshme e mësuesve mund të mbesin të papunë sepse do të paguhen në bazë të orëve të punës. Në ditët në vijim priten të tjera organizime të sindikatës së arsimit bashkë me një numër të konsiderueshëm mësuesish që sipas kësaj sindikate po u bëhen padrejtësi.