Ulja e temperaturave dhe hyrja zyrtarisht ne stinën e dimrit, ka angazhuar Bashkinë Vau Dejës, që ti drejohet njësisë administrative të Shllakut.

Mbi 6 ton ndihma në ushqime, janë depozituar për banorët e kesaj zone të thellë në Bashkinë Vau Dejës. I pranishem ka qene vete kryetari i Bashkisë Vau Dejës. Nga ana tjetër, sipas drejtuesve të Bashkisë Vau Dejës, kjo zonë ka qënë e harruar prej vitesh nga shteti dhe kjo ndihmë synon të zbusë varfërinë e tejskajshme. Bashkia Vau Dejës, në bashkëpunim me shoqatat e huaja dhe famullin e Shllakut, kanë nisur prej muajsh të kthejnë vemendjen drejt këtij komuniteti, ku ka nisur rikonstruksioni i shkollës dhe i rrugës, pritet zgjidhja e problematikës së furnizimit më uje të pishem si dhe tjetërsimi i qëndres se njesise administrative të shllakut.

Artikulli paraprakVENDIMI, ÇDO ZGJUA BLETE DUHET MATRIKULLUAR
Artikulli tjetër“PULËBARDHA” NJË SHTËPI FAMILJE I SHTOHET SHKODRËS