Përgjegjësi i sektorit të planit të Emergjencave Civile në Shkodër, Pëllumb Dani, bënë me dije se të gjitha bashkitë e Qarkut Shkodër kanë tashmë një plan gatishmërie për të përballuar situatën e shirave, e cila ka kapluar të gjithë territorin e vendit.
Problematike sipas Danit janë zonat malore dhe jo vetëm, të cilat rrezikojnë bllokim të rrugëve dhe në vazhdim priten takime me Drejtorinë Vendore të Rrugëve. Ndërkohë, OSHEE ka marrë të gjitha masat të përballuar të gjithë situatën.
Në vitet e kaluara Dani ka kritikuar bashkitë për punën jo korrekte të kryer, megjithatë sipas tij e gjitha është për një realizim sa më të mirë të planit për emergjancat.
Bashkitë duhet të kishin dorëzuar deri më sot një miniprojekt për të gjitha nevojat e tyre për emergjencat, megjithatë akoma nuk janë dorëzuar. Shirat pritet të zgjasin disa ditë. Alarmi është dhënë për përmbytje.