Boksieri skocez, Mike Towell, vdiq në spital, pas plagëve të rënda të marra gjatë një përballjeje në ring të enjten.
25-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital, pasi në raundin e pestë të sfidës me uellsianin Dale Evans, u ndje keq për shkak të goditjeve të rënda. Partnerja e tij njoftoi lajmin e hidhur përmes një postimi në rrjetet sociale. Ajo tha se Mike kishte hemorragji dhe ënjtje në tru, që i shkaktuan vdekjen. Që në raundin e parë të takimit të zhvilluar në Glasgow, Towell, ra KnockDown, por u ringrit dhe vendosi të vijojë sfidën. Pas rrëzimit e dytë, gjyqtari vendosi të ndërpresë ndeshjen, pasi gjendja e boksierit skocez ishte kritike. Ai mori trajtim me oksigjen edhe në ring dhe u dërgua në urgjencë. Në dy dekadat e fundit, Mike Towell është boksieri i tretë britanik që humbet jetën për shkak të goditjeve të marra në ring.