Përfaqësuesja shqiptare është plotësisht gati për sfidën e së dielës në mbrëmje kundër Izraelit në qytetin e Haifas.

Trajneri De Biazi duket se tashmë i ka idetë e qarta për formacionin titullar dhe me shumë mundësi do të aktivizojë në majën e sulmit Armando Sadikun, 26 vjeçari ka fituar balotazhin me Sokol Cikalleshin. Kombëtarja shqiptare ka mbyllur përgatitjet në Stamboll të Turqisë dhe gjithcka duket gati për duelin përballë Izraelit.

Sfida kundër ekipit të drejtuar nga Elisha Levy nuk ka vlera kualifikimi, por gjithsesi është e rëndësishme për kuqezinjtë të cilët duket se janë në kërkim të identitetit të humbur. Trajneri Gianni de Biasi duket se i ka të qarta tashmë idetë në lidhje me formacionin titullar që do të zbresë në “Sammy Offer “. Skema taktike do të jetë e njëjta e përdorur në shumë raste nga tekniku italo-shqiptar, 4-1-4-1. Në portë do të vendoset Thomas Strakosha, reparti difensiv do të përbëhet nga Hysaj, Gjimshti, Mavraj dhe Aliji. Rolin e digës do ta plotësojë Kukeli, ndërsa në mesfushë do të jenë Roshi nga e djathta, Memushaj e Abrashi në qëndër dhe Hyka nga e majta.

Në sulm me të gjitha gjasat do të rreshtohet Armando Sadiku, elbasanasi ka fituar në këtë mënyrë balotazhin me Sokol Cikalleshin. Për fatin e mirë të kombëtares sonë, nuk ka asnjë lojtar me probleme fizike dhe i gjithë grupi është në dispozicion të trajnerit Gianni de Biasi. Izraeli ka 3 pikë më shumë se përfaqësuesja shqiptare dhe natyrisht ka avantazhin e të luajturit në shtëpi. Të dielën në orën 20 : 45 priten më shumë se 20 mijë spektatorë në mbështejte të ekipit izraelit, megjithatë kuqezinjtë në transfertë shpesh herë kanë shfaqur më të mirën e tyre.

Artikulli paraprakKOSOVË, KRYETARJA E KQZ APEL KOMISIONERËVE PËR ZGJEDHJET
Artikulli tjetërIOS 11 VJEN ME NJË PREMTIM PËR PËRDORUESIT E IPHONE