Vllaznia do të presë këtë fundjavë për përballjen e radhës ekipin e Teutës. Në prag të kësaj ndeshje trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç shprehet se Teuta është një ekip i fortë ndaj kuqeblut duhet të japë maksimumin për të siguruar fitoren.

Futbollisti i Vllaznisë, Fjoart Jonuzi i cili do të jetë gati për këtë përballje pas dëmtimit thotë ekipi do japë maksimumin për të marrë tre pikët.

Ndeshja Vllaznia- Teuta do të luhet me 13 shkurt në orën 15:45 në Stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.

 

Artikulli paraprakSHKODER, VIJON TË DËMTOHET URA E VJETËR E BUNËS
Artikulli tjetërSHKODËR, ANGONI MERR MBËSHTETJEN E TREGTARËVE