Db Milano 10/05/2009 - campionato di calcio serie a / Milan-Juventus / foto Daniele Buffa/Sport Image nella foto: Maldini-Buffon

Është konsideruar si portieri më i mirë jo vetëm i shekullit 21 por edhe në të gjithë historinë e futbollit botëror.

Gianluigi Buffon vijon të koleksionojë rekorde sa i takon karrierës së tij. Në takimin kudër Sampdorias italiani barazoi legjendën Paolo Maldini sa i përket ndeshjeve të luajtuar në Serie A. Juventusi mundi Sampdorian me rezultatin 2-1 dhe në përfundim të këtij dueli Buffon u shpreh se:

“Motivi për të cilin vazhdoj të luaj është dëshira për t’i dhuruar vetes dhe klubit ku luaj emocione të bukura e që ia vlen t’i përjetosh. E ardhmja? Jeta do të ma tregojë vetë rrugën. Më e rëndësishme sot ishte të fitonim dhe të kërkojmë që ta mbyllim vitin në vendin e parë. Ndeshja e 648-të? Nëse do të më duhet ta luaj, shpresoj të jetë me Juventusin në krye të klasifikimit.”

Që nga dita e debutimit të Buffonit (19 nëntor 1995, 17 vjeç e 295 ditë, në Parma-Milan 0-0), kanë kaluar 24 vite, 1 muaj e 5 ditë.

1-Gigi Buffon e ka fiatuar nëntë herë kampionatin italian, më shumë se çdo lojtar tjetër.

2-Buffon ka rekordin e minutave pa pësuar gol në Serinë A, 974.

3-Gianluigi Buffon mban rekordin e numrit të ndeshjeve në Champions League për një futbollist italian, 118.

4-Janë 119 ndeshjet pa pësuar gol nga Gigi Buffon në 8 kampionatet e fundit me Juventusin.

Artikulli paraprakKATEGORIA SUPERIORE, JA ORARET DHE DITA KU DO TË LUHET JAVA E 17-TË
Artikulli tjetërRAMA SOT NË ITALI, MERR PJESË NË FORUMIN RAJONAL TË VENDEVE TË EUROPËS QËNDRORE E JUGORE