Moti i keq me stuhi të fuqishme dhe reshje te dendura shiu i ditëve te fundit ka shkaktuar probleme të shumta në disa zona te qytetit te Shkodres.

Aktualisht më problematike brenda qytetit paraqitet lagjia prane varrezave te deshmoreve, ku niveli i ujit është rritur ndjeshëm duke zaptuar rrugen kryesore.Për rrjedhojë disa toka te banoreve aty prane janë përmbytur, ndërkohë që uji ka hyrë edhe në disa biznese në këtë zonë, duke shkaktuar dëme të shumta.Edhe pse dita e ejnte ka shenuar fundin e rebesheve te shiut, intensiteti i dy diteve qe lame pas ka lene pasoja.Si pasojë e shirave të furishëm, plehrat e kesaj zone te njohur jane perhapur nga era fare prane shtepive.Per rreth 24 ore disa familje kane qene te detyruar te minimizojne levizjet si pasoje e nivelit te ujit, ndersa ka pasur nga ato shtepia te cilave uji u ka mberritur deri tek shkallet e para.Rreth 50 familje ne kete lagje te larget mbeten me shpresen qe ne rruget e kesaj zone te mos kete me reshje pasi situata mund te degradoje edhe me shume nese ne vazhdim moti do te perkeqesohet.

Artikulli paraprakDUSHAJ NË PRANGA, POR ENDE NUK ËSHTË GJETUR ARMA E KRIMIT
Artikulli tjetërKDOUH: DY MUAJ TEK VLLAZNIA ISHA ILEGAL, PËR 5 MUAJ S’JAM PAGUAR