Dhjetëra qytetarë, miq dhe të afërm përcollën për në banesën e fundit diplomatin, etnografin dhe ambasadorin e parë të Shqipërisë në Vatikan Willy Kamsin.

Homazhet për këtë figurë u mbajtën në ambientet e famullisë së Shën Shtejefnit në Shkodër, ndërsa ceremonia e varrimit pranë varrezave të Rrmajit. Pjesëmarrësit vlerësuan Kamsin si intelektualin e fundit që lidh Shqipërinë e sotme me shkrimtarët e traditës. Ipeshkvi i dioqezës Shkodër-Pult, Imzot Angelo Masafra, teksa ngushëlloi të afërmit, vlerësoi figurën e Kamsit dhe kontributin e tij. Willy Kamsi u nda nga jeta në moshën 90 vjeçare. Kamsi, u lind në Bari të Italisë, por ishte me origjinë nga Shkodra.

Në vitin 1943 u kthye në Shqipëri, ku u vendos në Tiranë, por pas luftës familja e tij u dëbua nga kryeqyteti dhe u tansferua në Shkodër. Në vitin 1993, Kamsi u emërua ambasador i Shqipërisë në Selinë e Shenjtë, një detyrë që e kreu deri më 1996.

Artikulli paraprakGREVA, VOLTANA ADEMI : ËSHTË KOHA QË EDI RAMA TË NDRYSHOJË RAPORTIN ME SHKODRËN
Artikulli tjetërPUNIMET NË “QEMAL DRAÇINI” DREJT PËRFUNDIMIT