ME LUTJE E NDERIME I JEPET LAMTUMIRA AT’ KOSTANDINIT. Kisha Katolike ka percjelle per ne banesen e fundit me lutje e nderime At’Konstandin Pistulli. At’ Kostandini ishte i fundit nga kleri katolik qe i mbijetoi persekutimit te tmerrshem te regjimit komunist dhe qe gjithe jeten e tij rregulltare prej 70 vitesh ia dedikoi besimit fetar dhe njerezimit.
Me pranine e Imzot Ramiro Moliner Ingles nunci apostoliK ne Shqiperi, perfaqesuesve te shumte te klerit katolik dhe ofm, te afermve, besimtareve dhe drejtuesve te pushtetit lokal iu dhane nderimet e fundit At’ Kostandin Pistullit. Me lutje dhe procesion nga Kisha Franceskane ku u mbajt mesha e drites At’ Kostandini u percoll drejt varrezave te freterve tek Arra e Madhe.