Gjino Mjeda, mjeshtri dhe legjenda e shquar e volejbollit shkodran dhe atij shqiptar, është përcjellë për në banesën e fundit. Një prej legjendave të volejbollit shkodran nuk mundi dot t’i bëjë ballë një sëmundje të rëndë, që e shqetësonte këto vitet e fundit. Ky lajm ka tronditur thellë tërë opinionin sportiv shkodran dhe më gjërë, por edhe shokët e miqtë e tij dhe emrat me të cilët ka luajtur.

Gjino Mjeda, falë vlerave dhe asaj që ai ka dhënë për volejbollin shkodran në vite, do të mbahet mend gjatë si një figurë e spikatur e komunitetit të sportit shkodran dhe më gjërë.

Artikulli paraprakVLLAZNIA SHTANG PARTIZANIN NË “ARENËN E DEMAVE”
Artikulli tjetërKQZ NË HETIM NGA SPAK PËR TENDERIN E HETIMIT TË PAJISJEVE ELEKTRONIKE