Prej 11:00 të paradites, miq, kolegë dhe të njohur, zhvilluan homazhet në hollin e Radio Shkodrës, pas ndarjes së parakohshme nga jeta të gazetares dhe spikeres së Radio Shkodrës, Suzana Dibra.

Me një karrierë gjatë prej 40 vitesh, zëri i Suzanës është emblem e radios në Shkodër. I pranishëm ishte edhe nëndrejtori i Radio Televizionit Shqiptar, Martin Leka, i cili nderoi figurën e Zanës, duke e cilësuar atë një zë të papërsëritshëm.

Për kolegët e tij, Adrian Hoti dhe Zef Çoba, Suzana Dibra, do të mbetet një ikonë e Radio Shkodrës, me punën e saj të palodhur për katër dekada me radhë.

Suzana Dibra, folësja e njohur e Radio Shkodrës u largua para kohe nga jeta, si pasojë e një ataku kardiak.

Miqtë, kolegët dhe dëgjuesit e Radio Shkodrës do të kujtojnë gjatë zërin dhe profesionalizmin e pamatë të Zanës.

 

Artikulli paraprakA PO SURVEJOHET BASHA DHE FAMILJA E TIJ? REAGON POLICIA E SHTETIT: JA E VËRTETA
Artikulli tjetërBASHKIA SHKODËR FESTON 1 QERSHORIN