Kuestori i Firences, pas arrestimit të një 22-vjeçari shqiptar të akuzuar për përdhunim të një vajze të mitur, ka pezulluar për 30 ditë aktivitetin e restorantit të njohur fiorentin në rrugën Pandolfini, aty ku krimi ndodhi në një dhomë të vogël në muajin shtator.

Pezullimi u bë pasi ky ambient konsiderohet se përbën rrezik për rendin publik dhe sigurinë e qytetarëve. Vendimi u mor pasi një sërë incidentesh në restorant u raportuan vitet e fundit. I pari u njoftua në vitin 2015 dhe më pas ngjarjet e dhunës u bënë të zakonshme. Me qëllim që të mos përsëriten episode të tilla alarmante për rendin dhe sigurinë e qytetarëve në Itali, që të mos lejohet alkoli për të mitur, për të shmangur situata të tilla,

Kuestori Intini vendosi të pezullojë për 30 ditë punën e restorantit.

Artikulli paraprakVIDHNIN MAKINA DHE I BËNIN PJESË-PJESË, ARRESTOHEN HAJDUTET
Artikulli tjetërARRESTIMI I SHQIPTARIT, FOTOJA NË FACEBOOK QË NDIHMOI POLICINË