Përdhunohet një vajzë tek Kthesa e Kamzës
Një vajzë është përdhunuar tek Kthesa e Kamzës në Tiranë dhe në kërkim është shpallur një i ri i dyshuar si autor i kësaj ngjarje. Burime nga policia thanë se është shpallur në kërkim 32-vjeçari me inicialet G. Gj., pasi ndaj tij është bërë një denoncim nga 30-vjeçarja me inicialet T. K., për përdhunim. Burimet policore thanë se ndaj tij dosja është dërguar në prokurori dhe i riu është shpallur në kërkim. Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur një ditë më parë në zonën e Kthesës së Kamzës në Tiranës, rreth orës 10:00 të mëngjesit, thanë burimet. Sipas policisë, e reja ishte njohur në rrjetet sociale me G. Gj., pak kohë më parë. Policia e akuzon të riun se ka përdhunuar me forcë, kundër dëshirës saj 30-vjeçaren me inicialet T. K., nga Tirana. Ka qenë denoncimi i së resë që ka bërë policinë të nisë hetimet dhe shpalljen në kërkim të tij.