Përdhunohet vajza 13-vjeçe pas njohjes në Facebook

Një 17-vjeçar është arrestuar këtë të diel i akuzuar se ka përdhunuar një vajzë të mitur. Sipas burimeve policore, në pranga është vënë K.A., 17-vjeç, banues në qytetin e Beratit ku edhe ka ndodhur ngjarja. Burime zyrtare bëjnë me dije se ai ka kryer marrëdhënie seksuale në banesën e tij me një të vajzë 13-vjeçe. Burime nga policia lokale thanë se autori dhe e lënduara njiheshin prej disa kohësh me njeri-tjetrin, njohje që fillimisht e kanë krijuar përmes rrjetit social Faceboook. Madje K.A. e ka prezantuar vajzën edhe në shtëpi dhe planifikonte të fejohej me të. Ditën e djeshme, ata janë takuar në banesën e djalit, dhe aty situata ka dalë jashtë kontrollit. Pa dëshirën e të miturës, djali e ka dhunuar seksualisht. Denoncimi nga pala e dëmtuar në komisariatin e qytetit ka bërë që policia të vihet në lëvizje, duke arrestuar autorin e ngjarjes së shëmtuar. Mbi 17-vjeçarin K.A. rëndon akuza për veprën penale: Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç.

Artikulli paraprakEMIGRANTI SHQIPTAR GJENDET I VDEKUR NË RRETHANA MISTERIOZE
Artikulli tjetërBULLGARËT TENTOJNË TË VJEDHIN BANKOMATIN, ARRESTOHEN