Përdhunoi amerikanen, zbardhet dëshmia e kamarierit në polici
20-vjeçari i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një 37-vjecare nga Amerika ka dhënë dëshminë e tij në Polici. F.A është shprehur se ka kryer marrëdhënie seksuale me gruan, por sipas tij me dëshirën e saj dhe jo me dhunë. I riu është shprehur se është njohur me 37-vjecaren në ambjentet e një lokali nate dhe më pas ata kanë shkuar në shtëpinë e saj. Ndryshe nga dëshmia e amerikanes e cila thotë se 20-vjeçari ka hyrë me dhunë në shtëpi, ky i fundit thotë se nuk ka ushtruar dhunë dhe as nuk e ka hapur derën me forcë. Ndërkohë 37-vjeçarja nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shoqëruar në Mjekësinë ligjore. Ajo ka pasur disa shenja dhune në trup, por do të jenë rezultatet e Mjekësisë Ligjore, të cilat do të përcaktojnë qartë datën se kur ka ndodhur. Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në 9 dhjetor, por 37-vjeçarja nga SHBA ka denoncuar në Polici një javë më pas.