Një nga enigmat më mëdha në krimet që kanë ndodhur në SHBA ka marrë fund, pasi policia ka zbuluar më në fund vrasësin e një vajzë 9 vjeçare. Krim që ndodhi në 1959. John Ray Hoff, i cili kreu vetëvrasje në vitin 1970, u zbulua se është fajtor për përdhunimin dhe vrasjen brutale të Cady Rogers 62 vite më parë.

Identiteti i tij u zbulua pasi një mostër e ADN-së nga kufoma përputhej me një kampion sperme të ruajtur që është gjendur në rrobat e fëmijës në momentin tragjik. Hoff atëherë ishte 20 vjeç dhe ishte pjesë e ushtrisë amerikane. Ai u lirua në vitin 1961 pasi u burgos se kishte tentuar të vriste një grua. Hoff, i cili kurrë nuk u arrestua apo u ndoq penalisht, kreu vetëvrasje në moshën 31-vjeçare.

Detektivët kanë kërkuar për “mijëra të dhëna dhe prova” për vite me radhë, tha policia e Spokane në një deklaratë. Megjithatë, pak dritë në tunelin e kërkimit u shfaq në fillim të këtij viti, kur lista e të dyshuarve u kufizua te Hoff dhe dy vëllezërit e tij të vdekur, pas ADN-së nga kampioni i spermës. Policia kontaktoi vajzën e Hoff, e cila pranoi të dorëzonte një mostër të ADN-së për të ndihmuar në hetim, ndërsa kërkoi zhvarrosjen e trupit të babait të saj.

Rogers u zhduk më 6 mars 1959, ndërsa shiste ëmbëlsira në lagjen Perëndimore të Spokane. Trupi i saj u zbulua 16 ditë më vonë në një pyll afër shtëpisë së saj pas një operacioni të madh kërkimi që përfshinte qindra hetues dhe vendas.

Në fakt, kërkimi i trupit të saj u pasua nga një tjetër ngjarje e dhimbshme pasi tre anëtarë të ekuipazhit të një helikopteri të Forcave Ajrore që morën pjesë në operacion humbën jetën pas kontaktit me linjat e energjisë elektrike duke rezultuar më pas në rrëzimin e avionit.

Artikulli paraprakENDE NUK KA BËRË 1 VJEÇ, VOGËLUSHJA ME AFTËSI TË PABESUESHME NË SKI
Artikulli tjetërTALEBANËT MARRIN VENDIMIN E FORTË PËR GRATË