Një tjetër ngjarje e rëndë është zbuluar sot, lidhur me abuzimet ndaj të miturve.
Një djalë 8 vjeç është përdhunuar nga daja i tij, Belul Kokalari, dhe këtë e ka konfirmuar edhe raporti mjeko-ligjor. Autori i kësaj ngjarjeje tronditëse është B.K., 45-vjeçar banues në fshatin “Malësi e Re” në Prizren. Abuzimi me fëmijën ka ndodhur rreth një muaj më parë në shtëpinë e 45-vjeçarit në Prizren, ku ai kishte shkuar disa ditë me nënën për pushime.
45-vjeçari, ishte nisur sot për në Shqipëri për të ardhur te motra, që prej vitesh jeton në Berat, por është arrestuar në pikën kufitare të Morinës.
Gjykata e Beratit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Kokalarin një seancë që ka zgjatur vetëm 5 minuta.
Mësohet se pasi ka dëgjuar akuzën, se ai ka thënë se ngjarja “është një montim” dhe më pas policia e ka nxjerrë nga salla dhe e ka shoqëruar drejt ambjenteve të komisiariatit të Policisë Berat. Tashmë ndaj tij rëndon akuza “marrëdhênieve seksuale ose homoseksuale me të mitur”.