Policia e Firenzes ka arrestuar një 22-vjeçar shqiptar i akuzuar për përdhunimin e një studenteje italiane në bodrumin e një lokali të njohur të qytetit. Ngjarja e rëndë, e denoncuar nga vetë vajza, ka ndodhur më 23 shtator të vitit të kaluar dhe është vërtetuar si nga dëshmitë e grupit të studentëve që ishin me vajzën, ashtu edhe nga kamerat e lokalit.

Sipas ngjarjes së rindërtuar nga hetuesit, i riu shqiptar, në Firenze për arsye studimi, mbrëmjen e 23 shtatorit iu afrua vajzës e, duke përfituar edhe nga gjendja konfuze e saj për shkak të konsumimit të alkoolit, e mori për krahu dhe e drejtoi nga depoja, pranë vendndodhjes së DJ-it, ambient që e njihte mirë, pasi kishte punuar në lokal, ndërkohë që atë mbrëmje ishte aty për të kaluar kohën. Pasi mbylli derën, e detyroi viktimën të kryente marrëdhënie seksuale, pavarësisht kundërshtimit të saj dhe të miqve që i binin vazhdimisht derës për ta hapur.

Menjëherë pas daljes nga depoja, u zhduk dhe i humbi gjurmët, deri sa u kap. Tani 22-vjeçari shqiptar ndodhet në burgun e Solliccianos, në dispozicion të autoriteteve të drejtësisë.

Artikulli paraprakSEKUESTROHEN MBI 1.4 MILION EURO PASURI TË NJË GRUPI TË DYSHUAR KRIMINAL NË LEZHË
Artikulli tjetërDY TË VDEKUR NË TIRANË,PERDORUES ALKOOLI DHE NARKOTIKESH