Futbollisti brazilian Robinho ka prekur fundin. Ish-sulmuesi i Real Madrid dhe Milan u përball në gjykatën e shkallës së tretë, për shkak të përdhunimit të një vajze shqiptare. Gjykata mori vendimin përfundimtar për brazilianin.

Ai së bashku me shokun e tij Ricardon janë dënuar me nëntë vite burg. Ngjarja daton që në vitin 2013. Avokatët e lojtarit e kundërshtuan këtë fakt dhe paraqitën një apelim, por që u refuzua.

Robinho aktualisht është pa kontratë që nga viti 2020, ku ndërpreu bashkëpunimin me Santos vetëm 6 ditë pas firmës. Arsyeja ishte kjo situatë. Tashmë autoritetet braziliane duhet të ekstradojnë sulmuesin drejt Italisë, ku duhet të kryejë dënimin.

Artikulli paraprakNDRYSHON AVOKATI I PËRGJITHSHËM I SHTETIT, LIROHET NGA DETYRA BRUNILDA LILO, JA KUSH E ZËVENDËSON
Artikulli tjetërMBETEN TË LARTA SHIFRAT E COVID-19/ MSH: 2643 QYTETARË TË INFEKTUAR, 6 HUMBJE JETE NË 24 ORËT E FUNDIT