Një 35 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke për pedofili, arrestim i cili është konfirmuar edhe nga prokurori, me urdhër të të cilit janë publikuar edhe pamjet.
Shqiptari Krenar Rrapo, akuzohet për dhunimi në grup dhe veç e veç të një 14 vjeçarje. Në pranga kanë përfunduar edhe dy shtetas të tjerë për të njëjtën akuzë. Dhunimi i vajzës rome është bërë në Larisa, ku vajza është përdhunuar për 15 ditë me radhë nga shqiptari dhe dy të tjerët, më të mëdhenj në moshë se shqiptari. Policia e gjeti vajzën në kushte të mjerueshme dhe në fillim ka arrestuar tutorin 55 vjeçar. Hetuesit thonë se vajza kishte jetuar në Selanik me të ëmën. Më vonë, ajo ishte strehuar në shtëpi përkatëse por ishte larguar për në Selanik ku kishte jetuar më herët. Atje kishte rënë pre e dhunimit seksual. Ngjarja ka ndodhur më 15 gusht. Përveç dhunimit nga ana e tyre, burrat i kanë sjellë të resë edhe burra të tjerë kundrejt pagesës, të identifikuar dhe arrestuar.