Përdhunon dhe rreh të dashurën,ndalohet 42 vjecari

Arrestohet 42-vjeçari M. H., nga policia e Tiranës pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të dashurën si dhe e ka rrahur atë. 42-vjeçari kishte rënë dakord më parë të ndahej nga e dashura e tij 27 vjeç, por me pas ka ndërruar mendje dhe dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së saj. Gjithashtu ai e ka mbajtur të mbyllur në banesë për disa orë si dhe e ka dhunuar. 27-vjeçarja ka bërë kallëzim në Polici, ku pretendon se është përdhunuar nga i dashuri i saj, po ky i fundit ka mohuar akuzat, duke thënë se ata ishin të lidhur prej kohësh. Ngjarja ka ndodhur në ditët e para të muajit Korrik, ku vajza ka shkuar në Polici për të bërë denoncim. Në dëshminë e tij 42-vjeçari thotë se nuk ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij dhe as e ka përdhunuar. M. H., do të mbahet i ndaluar në Polici, derisa të dalin rezultatet e ekspertizës së mjekëve.

Artikulli paraprakTASK FORCE PËR ENERGJINË, SHOQËROHEN NË POLICI 3 BIZNESMENË
Artikulli tjetërGRABITJE ME ARMË NË NJË RESTORT TURISTIK