Një e mitur ka rënë pre e abuzimit seksual në vend. Ngjarja ka ndodhur në Mat, ku policia ka arrestuar një 47-vjeçar si autor të përdhunimit dhe kanosjes së një 12-vjeçareje.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat u bë ndalimi i shtetasit U. C., 47 vjeç, banues në Mat, pasi dyshohet se rreth dy javë më parë ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur 12-vjeçe dhe e ka kanosur atë për të mos treguar.
E mitura së bashku me familjarët ngjarjen në fjalë e kanë kallëzuar në Komisariat ditën e djeshme dhe materialet procedurale në ngarkim të shtetasit U.C., i kaluan Prokurorisë Mat për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, dhe “Kanosja”.