Një foshnje nga lindur nga përdhunimi i një vajzë adoleshente nga fshati Velçan Pogradeci prej fqinjit të saj 55 vjeçar; foshnja është lënë në Shtëpinë e Fëmijës, ndërsa nëna e tij 16-vjeçare tashmë,është e traumatizuar.

Por, prindërit e vajzës janë akoma më të shqetësuar nga fakti se autori, fqinj i tyre Ligor Biba u dënua me vetëm 4.8 vite burg nga Gjykata e Korçës pasi u provua se ai ishte përdhunuesi i 17-vjeçare dhe babai i foshnjes së braktisur tashmë nga të gjithë.

Babai i adoleshentes dhe nëna e saj të zemëruar thanë se Biba meritonte 20 vite burg për pasojat e krimit që kreu; përdhosja e nderit të familjes dhe gjithë ç’pasuan më pak nuk mund të shlyheshin me kaq dënim.

I dënuari Ligor Biba, i cili e mohoi se kishet përdhunuar vajzën e bashkëfshatarit të ti, u detyrua ta pranojë fajësinë pasi ADN-ja e foshnjes tregoi se ai ishte i ati i saj. “Isha i dehur ka treguar ai, kur vajza më erdhi në kasolle.

Nuk e kam përdhunuar, marrëdhënia qe me dëshirën e saj. Nuk e dija se kishte mbetur shtatzanë. Jam penduar shumë. I kërkoj falje familjes së vajzës, edhe familjes sime,: është shprehur ai.

Ngjarja u zbuluar tetorin e vitit të kaluar, kur 15-vjeçarja, nxënëse e klasës së 9, ankohej për dhimbje barku dhe infermierja e fshatit konstatoi se ishte shtatzanë. Pas kësaj, prindërit e vajzës reaguan duke denoncuar fqinjin e tyre 55-vjeçar pas rrëfimit të vajzës.

Artikulli paraprakDROGA NË MAMINAS, EDHE GJERMANIA NIS HETIM
Artikulli tjetërI DËNUAR NË ITALI ME 4.8 VITE BURG PËR TRAFIK KANABISI, ARRESTOHET NË TIRANË