Një sërë biznesesh nga Kosova por edhe qytete të tjera të Shqipërisë treguan mbi suksesin e tyre që vjen nga përdorimi i pyjeve.
Këto praktika pozitive duhet që të nxiten edhe në Shkodër u shpreh nënkryetari i bashkisë Arben Gjuraj. Aktiviteti u zhvillua nga CNVP në kuadër të ditës së tokës mëmë që aplikohet nga disa shtete të ndryshme. Përveç moratoriumit qeveria duhet të bëjë disa lehtësira të tjera thekson nënkryetari Gjuraj, siç mund të jetë çmimi i gazit apo naftës. Një sfidë e vështirë mbetet për bashkinë Shkodër menaxhimi i pyjeve e aq më tepër raporti me përdoruesit e tyre. Në takimin me aktorë të ndryshëm që merren me menaxhimin dhe zhvillimin e pyjeve ishte edhe Ros Bull, drejtor i ekzekutiv i CNVP, organizatës që operon në disa vende të Ballkanit.