Një çift në Vlorë ka rënë në prangat e policisë me akuzën se përshtatën lokalin e marrë me qira për përdorim droge dhe tregtim kokaine.

Policia arrestoi 47-vjeçarin me iniciale A. Sh., dhe bashkëjetuesen e tij, 30-vjeçaren me iniciale E. T., të dy me banim në Vlorë.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin, nën administrimin e dy të arrestuarve u gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike prej 14 gram e dyshuar kokainë,”-raporton policia.

Gjithashtu ka rezultuar se aktiviteti në lokal ushtrohej me mungesë dokumentacioni.
Materialet iu referuan Prokurorisë, në ngarkim të këtyre shtetasve për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Artikulli paraprak137 KG KOKAINË, APELI LË NË FUQI VENDIMIN PËR GENTIAN MALINDIN
Artikulli tjetërGJENDET E VDEKUR AKTORJA 15 VJEÇARE