Perfaqesues te Myftinise se Shkodres kane qene paraditen e se enjtes ne Bashkine Shkodres ku jane takuar me kryetaren e Bashkise Voltana Ademi.

Gjatë këtij takimi, përfaqësuesit e Myftinisë Shkodër prezantuan disa nga problematikat e vakëfit dhe shqetësimet e institucionit të muslimanëve të Shkodrës, në lidhje me shumë çështje të pazgjidhura, si: lirimi i vakëfeve në Zdralej, në Rus, në Zogaj, te teatri “Migjeni” etj. Përfaqësuesit e Myftinisë Shkodër, shprehën njëkohësisht se përtej faktit se këto probleme ka vite e vite që trajtohen nëpër gjykata, zyra shtetërore, Bashki etj., dhe përtej faktit se në të shumtën e rasteve e drejta legjitime dhe e fituar ligjërisht është e Myftinisë Shkodër, asgjë nuk është bërë deri më sot për lirimin dhe pastrimin e këtyre vakëfeve të shenjta. Nga ana e saj Kryetarja e Bashkisë Shkodër, znj. Voltana Ademi, shprehu angazhimin dhe gatishmërinë e saj dhe të Bashkisë Shkodër për krijimin e një grupi pune për ndjekjen me detaje të secilës prej kërkesave legjitime të Myftinisë Shkodër dhe zgjidhjen e tyre.

Artikulli paraprakDISKRIMINIMI GJINOR, RRIT NUMRIN E DIVORCEVE
Artikulli tjetërZYRA E PUNËS, DODË MEHMETAJ LËVIZET SI DREJTOR