Një delegacion nga Zvicra me ne krye ambasadorin e këtij vendi Christof Graf dhe Zv.Sekretari i shtetit për Punët e Jashtme të konfederatës se Zvicres Georges Martin realizuan një vizite kortezie ne ambientet e Bashkisë Shkodër.
Delegacioni u prit nga Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi ndërsa zv sekretari Martin ,vlerësoi bashkëpunimin e institucioneve vendore dhe premtoi thellimin e marrëdhënieve.Pas takimit Ademi nënvizoi se takimi ishte i vlefshëm për mundësit dhe mbështetjen qe shteti i Zvicres ka dhenë ne disa fusha për qytetin e Shkodrës .Nga pikat kryesore te diskutimit mes paleve ishte menaxhimi i mbetjeve, theksoi Ademi e cila e shikoi si te nevojshme transportimit e tyre edhe për ish komunat qe tashme janë pjese e bashkisë.Ka qene e ngjeshur axhenda e e takimeve te delegacionit zviceran ne Shkoder .Dy nga takimet e veçanta qe zv sekretari dhe ambasadori Graf zhvilluan ne shkodër ishte vizita ne qendrën e riciklimit te mbetjeve dhe ajo ne fabrikën e përpunimit te ujrave te zeza ne zonën turistike te Shirokës i cili njëkohësisht është një projekt i mbështetur nga seco.