Përfaqësuesi politik i PD për Qarkun Shkodër, Helidon Bushati, përmes një videomesazhi flet për emigracionin e të rinjve shkodranë drejt vendeve Europiane. Bushati shprehet se Shkodra është qyteti i dyte në Shqipëri pas Fierit për numrin më të lartë të emigrantëve. Në një bisedë me një nga berberët më të vjetër të Shkodrës ai premton se pas 25 prillit të rinjtë shqiptarë do të kthehen në vendin e tyre.
Zotni Bali, berberi i njohur i pedonales, Kolë Idromeno, me keqardhje shprehet: edhe për një dallëndyshe që ik nga Shqipëria më vjen keq…
Nuk nevojitet të jesh në periferitë komplet të shpopulluara e të braktisura të Shkodrës, për të përjetuar politikat antishqiptare të Ramës, të cilat i gjen kudo në Shkodër, i sheh kudo në Shkodër.
Rrugët e Shkodrës së sotme, janë rrugë QË KËRKOJNË NJERËZ,janë rrugë që ju ka humbur identiteti.
Jemi në një arterie të Shkodrës, në një nga zonat më të populluara që tashmë ka marrë krejtësisht një pamje tjetër.
Boshatisja është mëse e prekshme, imagjinoni periferitë,imagjinoni fshatrat.
Kjo gjendje e frikshme është një thirrje shpirti miq, është një thirrje për bashkim.Të bashkohemi në frontin kundra së keqes, urrejtjes primitive të Edi Ramës ndaj një qyteti që nuk iu nënshtrua kurrë,as idhujve ideoiogjikë të tij. Ti përgjigjemi bashkë,vetëm bashkë,Shkodra fiton.
Ka ardhur koha që dallëndyshja të kthehet në fole.
#ShkodraFITON
#ShqipëriaFITON