Përfaqësues të 28 vendeve anëtare të vendeve të BE kanë zhvilluar ditën e sotme takime presidentin Ilir Meta dhe kryeminsitrin Edi Rama.
Ata ndodhen në Tiranë për të vëzhguar progresin përpara zgjedhjeve të qershorit, si një kriter për hapjen e negociatave.
Thirrja e tyre është shpërndarë edhe nga ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigji Soreca.
“Shqipëria ka bërë përparim të konsiderueshëm nga qershori i kaluar, por ka ende shumë punë deri në qershor. Tani është koha për të kapërcyer dallimet partiake dhe për të dialoguar
. Për të mbrojtur interesat e popullit shqiptar që dëshiron të vazhdojë rrugëtimin drejt #BE-së”, shkruan Soreca.