Mberrijne ne stadiumin “Loro Boriçi” dy perfaqesues te UEFA-s per te pare se a jane zbatuar detyrat e lena nga hera e pare kur inspektuan punimet e stadiumit te ri.
Perfaqesuesit e UEFS-s jane pritur nga anetari i komitetit ekzekutiv ne FSHF Arben Dervishi dhe perfaqesues te tjere te federates. Do te qendrojne per disa ore ne stadiumin e Shkodres per te pare se si kane ecur punimet dhe se cfare eshte bere qe nga hera e pare para dy muajsh.