KTHENI BILETAT, ASNJË TIFOZ SHQIPTAR S’KALON KUFIRIN. Serbia duket se është e vendosur të mos lejojë tifozët shqiptarë të shkelin në tokën e saj për të përcjellë ndeshjen kualifikuese të 14 tetorit.

Pas disa “batica-zbaticave” taktike, përmes komunikimesh mediatike, por edhe me shkresa zyrtare, duke parë që ditët po ikin dhe sfida e nxehtë e Grupit I po troket, Federata Serbe e Futbollit ka mbërritur në vendimin përfundimtar, i barazvlershëm me atë fillestar, që në fakt e bëri në formë kërkese: për të mos pasur tifozë udhëtues në të dyja kualifikueset, në Beograd dhe në Elbasan.

Kjo gjë u kundërshtua nga FSHF-ja, ndërkohë që pala serbe nxori kushte të tjera për të dhënë numrin e biletave (5 përqindëshin e stadiumit). Për çdo tifoz shqiptar u kërkua që të kishte pasaportë shqiptare, ndërsa FSHF-ja të dërgonte pranë autoriteteve serbe “gjeneralitetet” e detajuara të gjithsecilit person që do të udhëtonte për të mbështetur kuqezinjtë.
 
Me këtë lëvizje, serbët nxirrnin jashtë loje tifozët kuqezinj nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Diaspora dhe vende të ndryshme evropiane, ku jetojnë shqiptarët.

Edhe pse Ministria e Brendshme e merr vendimin përfundimtar, unë besoj se Federata Shqiptare e Futbollit tani duhet të informojë tifozët e vet që nuk mund të lëvizin drejt Beogradit më 14 tetor, sepse do të ndalen në kufi në këto rrethana. Ata do të parandalohen të hyjnë në territorin e Serbisë. Në të njëjtën kohë, ne do të kërkojmë që Federata Shqiptare e Futbollit të na japë përsëri 1 125 biletat që i përcollëm asaj më herët, duke shpresuar se do të përmbushë kërkesën më minimale për organizimin e të tilla ndeshjeve “komplekse”, thuhet  ne deklraten e dhëne për media. Vendimi përfundimtar është në dorën e Ministrisë së Punëve të  Brëndeshme , por është e qartë se, mbi të gjitha, nuk merret përsipër siguria e tifozëve të Shqipërisë deri në stadiumin e Partizanit, ku do të luhet ndeshja më 14 tetor.”

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/xF5N0_6AZT0?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakMAKINA PËRPLAS PËR VDEKJE 27-VJEÇARIN
Artikulli tjetërAMBASADORI ZVICERAN NË LANDFILLIN E BUSHATIT