LËNDOHEN DISA PROTESTUES, MES TË PLAGOSURVE EDHE EFEKTIV TË POLICISË. Është kthyer në përleshje mes policisë dhe qindra qytetarëve të mbledhur para qeverisë së Kosovës protesta për shkarkimin e ministrit serb nga qeveria e Kosovës.
Tre parti opozitare, Vetëvendosja, AAK e Ramush Haradinaj dhe Nisma e Fatmir Limajt organizuan këtë protest në kundërpërgjigje të mos reagimit të Mustafës të cilit iu kërkua shkarkimi i ministrit serb Jabllanoviç, i cili ofendoi nënat gjakovare, duke i cilësuar egërsira. Po ashtu kërkohet edhe një ligj i vecantë për statusin e minierës së Trepçës. Gjatë protestës së të shtunës, kryeministrit Mustafa iu dha ultimatum deri në orën 16:00 të 26 Janarit për shkarkimin e ministrit serb, ndërsa me skadimin e këtij afati u organizua kjo protestë e radhës. Sipas vetëvendosjes protestat nuk do të ndalen. Bashkëorganizatorët kanë deklaruar se protesta nuk është partiake, nuk është as opozitare, por gjithëpopullore