Partia Socialiste e Shqipërisë sot në orën 10:00 do të mbledhë Asamblenë e Përgjithshme. Asambleja do të hapet me fjalën e kryeministrit Rama.
Qëllimi i mbledhjes së Asamblesë është raportimi për performancën e qeverisë dhe bashkëqeverisja me njerëzit.
Koordinatorja Kombëtare për Bashkëqeverisjen, Elisa Spiropali përmes një raporti do të bëjë publike ecurinë e deritanishme të bashkëqeverisjes.
Prej datës 1 maj deri në datë 30 qershor parashikohet një llogaridhënie e qeverisjes qendrore dhe vendore.
Në pjesën e dytë të Asamblesë do të ketë diskutime për punën e strukturave të PS dhe një vendim për kuotizacionin e anëtarëve të PS për vitin tjetër.
Pavarësisht se zgjedhjet lokale janë vitin tjetër partitë, përfshirë edhe PS kanë filluar lëvizjet një vit para në bazë. Mbledhja do të zhvillohet në Hotel Tirana duke nisur nga ora 10:00.