Një zjarr është përhapur në një apartament në katin e tretë të një pallati në lagjen “Xhabije” në Shkodër, duke rrezikuar të gjithë pallatin.

Shkak i zjarrit bëhet e ditur të jetë rrjedhja e gazit në shtëpinë e shtetasit Muhamet Çinari. Raportohet se nuk ka asnjë person të lënduar. Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur zjarrëfikësja, e cila ka bërë të mundur shuarjen e flakëve. Ndërkohë, policia e Shkodrës ka mbërritur për të bërë hetimet përkatëse dhe për të zbardhur ngjarjen.

Përgjatë këtij viti në Shkodër zjarret kanë qenë një realitet i përditshëm dhe shkak kryesor i tyre vazhdojnë të jenë bombulat e gazit jashtë standardeve nëpër banesa. Qytetarët vazhdojnë t’i përdorin ato pa u shqetësuar nga askush, duke rrezikuar çdo ditë jetën e tyre. Pavarësisht masave që janë marrë në disa raste për kontrollin e tyre, gjendja vazhdon të jetë jo e mirë.

Artikulli paraprakTRUMP SHPENZON 2 MILIONË DOLLARË NË RESTAURIMIN E SHTËPISË SË BARDHË
Artikulli tjetërRIKONSTRUKTOHET RRUGA E PREMTUAR