Përfshihet nga flakët një godinë e prodhimit të këpucëve në Vlorë. Flakët kanë rrezikuar fabrikën, ndërsa ndërhyrja e forcave zjarrfikëse ka evituar dëmet e mëdha.

Shkëndijat elektrike nga djegia e një kablli elektrik kanë shkaktuar rrënien e zjarrit, ndërsa janë djegur një sasi e konsiderueshme e lëndes së parë për prodhimin e këpucëve që ndodheshin jashtë godinës. Kjo fabrikë ndodhet te ish fabrika e duhanit, tani prodhoheshin këpucë. Ne godinë në momentin e zjarrit nuk ka patur persona, brenda ambjenteve të saj.

Eshtë dashur ndërhyrja e dy automjeteve te zjarrfikseve për të normalizuar situatën dhe shuarrjen e flakëve. Dëmi i shkaktuar mendohet i konsiderueshëm në fabrikën italiane të prodhimit të këpucëve në Vlorë

Artikulli paraprakDY MAKINA PËRFSHIHEN NË AKSIDENT, PLAGOSIN GRUAN QË ECTE ANASH RRUGËS
Artikulli tjetërU RRAH ARBITRI NË NDESHJE, NDËSHKOHET RËNDË EKIPI SHQIPTAR