Ditën sotme një fermë është përshirë nga flakët në Trush të Shkodrës.
Nga zjarri i rënë në fermë janë shkaktuar shumë dëme materiale pasi është djegur një pjesë e konsiderueshme e ballave të jonxhës.
Po ashtu në Shkodër gjatë ditës së sotme ka rënë zjarr në Majën e Zezë në Velipojë. Për të shuar flakët e zjarrit janë organizuar disa banor të zonës, administrata e zonave të mbrojtura dhe efektiv të policisë.
Për zjarrin janë njoftuar emergjencat civile dhe strukturat e tjera dhe është diskutuar edhe për ndërhyrje nga ajri për shkak të terrenit të vështirë.