Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre në afërsi të Syrit të Kaltër. Zjarri është duke u përhapur me shpejtësi dhe banorët e zonës kërkojnë që të ndërhyhet sa më shpejt nga ajri por edhe forca tokësore. Rrezikojnë të digjen banesat e vjetra të banorëve të Thethit si dhe dëmi në pyje në rast se zjarri vijon të përhapet edhe më shumë është i konsiderueshëm. Po ashtu zjarri në rast nuk ndërhyhet mund të zbresë deri poshtë në bujtina dhe zonën e banuar që në këtë periudhë është e mbushur me turistë të huaj dhe vizitorë vendas. Të gjendur në këtë situatë banorët kërkojnë që institucionet përgjegjëse të marrin sa më shpejt masa për të shuar flakët e zjarrit dhe për të mos lejuar përhapjen e mëtejshme.

 

Artikulli paraprakISH- BURRI I RRËMBEN VAJZËN AMERIKANES NË MALIN E ZI
Artikulli tjetërANDI EFOVIA, SIPËRMARRËSI QË DHA DONACION PËR SHKOLLAT NË FILIPINE